Mërgimtari nga Suhareka ndërron jetë papritmas rrugës për Kosovë

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në familjen Shala në Suharekë.

Familjari i tyre, Lulzimi, që ishte nisur për Kosovë, që t’i kalojë pushimet ndërroi jetë rrugës për në vendlindje.

Familjarët nuk kanë dhënë detaje të tjera, përderisa kanë thënë se vdekja ka ndodhur papritmas.

Njoftimi i plotë nga familja Shala:

“Njoftim Mortor

 

 

Sot me daten 25.12.2022 në moshen 57 vjeqare gjat rruges për në Kosovë ndrroj jetë pa pritë mas Vllau jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala.

Për ceremonin e varrimit dhe hapjen e të pames ju njoftojm më vonë.

Familja Shala nga Suhareka”

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit