Bashkimi fiton nga Vllaznimi në Gjakovë

Vllaznimin nuk e ka favorizuar fakti se ka qenë nikoqir në ndeshjen me Bashkimin në xhiron e 22-të të Prince Caffe Superligës. Prizrenasit kanë arritur të fitojnë në Gjakovë.

 

Rezultati përfundimtar ka qenë 65:80 (12:16, 13:26, 16:18, 24:20).

Periudha e dytë ishte momenti kur është bërë shkëputja e madhe dhe edhe e ka përcaktuar fituesin e takimit. Pjesët e tjera kanë qenë më të barazpeshuara.

Jordan Harris kishte 15 pikë te vendasit, kurse te mysafirët u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 15 kërcime dhe Fisnik Rugova me 11 pikë e 13 kërcime.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit