Për zgjidhjen e këtij problemi ata janë ankuar në platformën Ndreqe.com, transmeton Telegrafi.
Në këtë platformë, muaj më parë, ata kanë shprehur qëndrimin se kjo pjesë po kthehet në deponi ilegale mbeturinash dhe se Komuna nuk ka ndërmarrë veprime.
Për këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar udhëheqësin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj, i cili ka theksuar se organet komunale janë në pritje të përzgjedhjes së operatorit ekonomik për intervenime emergjente të kësaj natyre.
“Komuna e Prizrenit aktualisht nuk ka kontratë aktive për intervenime emergjente për pastrimin e deponive ilegale. Procedurat e prokurimit për këtë lloj kontrate janë iniciuar dhe porsa të nënshkruhet kontrata me operatorin e përgjegjshëm do të intervenohet për largimin e deponive ilegale. Njëherësh i bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe mos ta ndotin mjedisin me hedhjen e mbeturinave në vende jo-adekuate”, ka thënë drejtori i DSHP-së, Çelë Lamaj.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për parregullsitë në vendbanimet e tyre, teksa organet përkatëse konform mundësive po ndërmarrin veprime për zgjidhjen e këtyre problemeve./Telegrafi/.
Marketing
Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit