Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka reaguar për zjarret në Prevallë, duke theksuar se nevojitet intervenimi nga ajri dhe se kjo mundësi duhet të kërkohet nga KFOR-i dhe shtetet mike.
Sipas tij, Prevalla duhet të jetë alarm për të gjithë, pushtetin qendror, lokal dhe të gjitha institucionet tjera, pasi nuk është thjesht një mal apo një fushë, por një pasuri kombëtare e cila pret shumë të sëmurë dhe turistë.
“Alarmi duhet të jetë më i madh, kjo çështje nuk duhet të kalojë me kaq neglizhencë dhe flakët të lihen në mëshirën e fatit. Bizneset dhe banorët atje janë në panik serioze . Përballja e zjarrfikësve me ato mjete që kanë nuk është e mjaftueshme. Duhet intervenime nga ajri, dhe atë mundësi duhet ta kërkojnë nga KFOR-i dhe nga shtetet mike”, ka shkruar Selmanaj në rrjete sociale.
Në të njëjtën kohë deputeti Selmanaj ka shprehur qëndrimin se qëndron krah zjarrfikësve, të cilët sipas tij meritojnë përkrahje maksimale dhe mirënjohje.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit