15.8 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Ligji i ri: Mund të votohen 10 kandidatë për deputet, s’ka heshtje zgjedhore 48-orëshe

Pa heshtje zgjedhore 48-orëshe e me procedura të lehtësuara për mërgimtarët, do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë deri në 10 kandidatë të preferuar për deputetë, porse nga monitoruesit e zgjedhjeve kjo po shihet si mundësi më e madhe për manipulim.

Më 9 shkurt të vitit të ardhshëm qytetarët të cilët do t’u drejtohen kutive të votimit do të kenë mundësinë që për herë të parë të votojnë deri në 10 kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi zgjedhjet e ardhshme do të organizohen bazuar në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Por sipas Eugen Cakollit, nga Instituti Demokratik i Kosovës, mundësia e manipulimit me vota është më e madhe me rritjen e numrit për votim të kandidatëve për deputet, në këtë projektligj janë bërë edhe disa ndryshime të tjera.

“Edhe pse nuk është adresuar në tërësi kërkesa për të pasur reformë zgjedhore të plotë, legjislacioni ka pësuar një sërë ndryshimet, e që më përmbajtësoret është rritja e numrit të votës nga 5 në 10 kandidat, tani qytetarët do kenë mundësi që të votojnë 10 kandidatë brenda listës së subjektin që votojnë, ndryshim ky i cili edhe mund ta vonojë procesin dhe rrit potencialin për manipulime sepse rëndom qytetarët nuk kanë pasur 3 deri në 5 kandidatë të preferuar”, ka thënë Cakolli.

Një ndryshim tjetër i shumëkomentuar është edhe ai i votimit të bashkatdhetarëve e që në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më i lehtësuar.

Vetëvendosja ishte zotuar se do ta ndryshojë ligjin për t’i lehtësuar mërgimtarëve votimin, derisa pjesën më të madhe të votave nga jashtë e ka po kjo parti politike.

“Mënyra e votimit të diasporës, tash përveç që kanë mundësinë të votojmë përmes postës, sipas asaj që kanë bërë viteve të kaluara, drejtpërdrejt në KQZ, tash do ta kenë mundësinë votimin në qendra të votimit që do të hapen atje, në ambasada ose zona të tjera ku KQZ-ja konstaton që ka kushte për t’u mbajtur zgjedhjet, kështu që mërgimtarët mund të votojnë duke i paraprijë një regjistrimi në sistemin që KQZ- ja i hap”, ka thënë analisti, Shemsi Jashari.

Ky projektligj parasheh që nisja e heshtjes zgjedhore fillon me hapjen e qendrave të votimit, e jo 48 orë para siç ka qenë deri tash.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme u miratua në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar./EO

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Më Shumë

Qytetari nga Prizreni akuzon KEDS-in: Po e vendosin kabllon e rrymës përreth shtëpisë time, është rrezik për ne

Një qytetar nga Prizreni ka njoftuar se dy ditë më parë kabllot e rrymës me tension të lartë, në afërsi të shtëpisë së tij...

“Të dëgjojë djemtë e shtëpisë”, Ronaldo e sulmoi në distancë, Ten Hag i përgjigjet portugezit: Ai është larg, në Arabinë Saudite

“ Nëse je trajner i Man.United nuk mund të thuash se nuk do të luftojmë për Premier League apo për Champions League. Mund të...

Lajmet e Fundit