16.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Zhuri pa shërbim shëndetësor në fundjavë

Zhuri i Prizrenit nuk disponon shërbim shëndetësor gjatë fundjavës dhe ditëve të festave.

Banorët ankohen se në këto ditë duhet të udhëtojnë deri në Prizren për të marrë shërbime shëndetësore.

“Nëse kemi nevojë për shërbime shëndetësore, duhet të shkojmë në Prizren,” thotë Xhemajli Susuri.

Ai përmend se ambulanca funksionon në ditë të caktuara, por nuk është në dispozicion të shtunave dhe të dielave.

“Natyrisht që ka nevojë, sidomos tani në dimër me gripin dhe sëmundje të tjera. Kur kemi raste emergjente, na duhet të shkojmë në Prizren për të çuar pacientët në qendrën e emergjencës ose në spital,” thekson Asllan Badallaj, një tjetër banor.

Rrahim Memaj, gjithashtu banor i Zhurit, shpjegon se udhëtimi për në Prizren zgjat rreth 5 deri në 7 minuta me makinë.

“Do ishte mirë që të kishte një mjek edhe gjatë vikendeve, por kjo varet nga disponueshmëria e ambulancave,” shton ai.

Drejtor i Shëndetësisë në Prizren, Simir Krasniqi, shpjegon se është e pamundur të plotësohet kërkesa e banorëve për shërbime në fundjavë për shkak të kufizimeve nga udhëzimi administrativ.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Ai thekson se QKMF në Zhur funksionon pesë ditë në javë, me dy ndërrime, dhe për shërbimet në ditët e festave, banorët mund të drejtohen në qendrën kryesore të mjekësisë familjare.

“Ne nuk mund të lejojmë punë gjatë vikendeve në QKMF, siç kërkojnë banorët e fshatit Zhur,” përfundon Krasniqi.

Bashkësia lokale e Zhurit është një nga më të mëdhatë në Kosovë dhe vazhdon të kërkojë zgjidhje për nevojat e saj shëndetësore./RTK/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Suhareka me start perfekt Superligë, Argtim Ismaili flet për aventurën në futbollin kosovar dhe objektivat e klubit

Pak kush e ka menduar se një skuadër e formuar vetëm një vit më parë do të futej në Superligë dhe kur kanë kaluar...

Ashtu si Amarildo, Roberto Bakaj detyron kundërshtarin të dorëzohet

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harroë Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Lajmet e Fundit