Sot në fshatin Romajë të Hasit u përurua shkolla e re, e cila do të shërbejë si një qendër edukative për nxënësit e gjimnazeve “Gjon Buzuku”, “Remzi Ademaj” dhe IAAP “Ymer Prizreni”.
Ky projekt, i realizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, përfshinte ndërtimin e një kati të ri dhe rinovimin e objektit ekzistues, duke siguruar hapësira të reja dhe moderne për mësim.
Shkolla e re përfshin 15 dhoma mësimi dhe 3 kabinete laboratorike, duke rritur kapacitetin dhe cilësinë e kushteve mësimore për nxënësit e zonës. Investimi është cilësuar si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e arsimit në Has dhe për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin akademik.
Në ceremoninë e përurimit, përfaqësues të komunës theksuan rëndësinë e këtij projekti dhe përkushtimin e tyre për të vazhduar me investimet në infrastrukturën arsimore./PrizrenPress.com/