Drejtoria e Arsimit në Prizren ka aprovuar kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e bursave për fëmijët e veteranëve.
Sekretari i OVL-së në Prizren, Isa Berisha, njoftoi se kërkesa e bërë më 18 prill 2024 është pranuar dhe se bursat do të ndihmojnë në avancimin e edukimit dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm.
“Ne jemi shumë të kënaqur që kërkesa jonë është aprovuar. Këto bursa do të ndihmojnë në avancimin e edukimit dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm,” tha Berisha.
Ai theksoi se kjo iniciativë ofron mundësi për fëmijët e veteranëve që të ndjekin ëndrrat e tyre akademike dhe profesionale.
“Njohim vlerën e investimit në arsim dhe jemi të bindur se kjo mbështetje do të ndikojë pozitivisht në të ardhmen e Prizrenit. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për realizimin e kësaj nisme, duke u angazhuar për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë tanë,” shtoi ai./PrizrenPress.com/
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”