7.8 C
Prizren
E hënë, 21 Tetor, 2024

Prizreni arrin fitore të rëndësishme, mund Borën

Proton Cable Prizreni shënoi fitore në shtëpi ndaj Borës me rezultat 85:80 (18:23, 18:17, 22:20, 27:20), në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë u zhvillua me rikthime, me vendasit që kishin epërsi 8:3 dhe mysafirët 16:23, derisa kjo pjesë përfundoi 18:23. Perioda e dytë dhe e tretë ishin të baraspeshuara, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke bërë që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit.

Në çerekun e fundit, vendasit u shkëputën në 76:67, e më pas në 81:72, por prishtinasit u rikthyen për 83:80, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Proton Cable Prizreni triumfoi 85:80.

Më i miri te prizrenasit ishte Jordan Johnson me 21 pikë e 14 asistime, kurse te kryeqytetasit më i miri ishte Jalen Graham me 21 pikë e 12 kërcime.

Proton Cable Prizreni ka dy fitore e katër humbje, ndërsa Bora ka një fitore e pesë humbje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ish-prokurori i Prizrenit Metush Biraj dhe dy të tjerët deklarohen të pafajshëm për korrupsion

Ish-prokurori Metush Biraj në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u deklarua i pafajshëm për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 “Tërësisht...

Lamine Yamal thyen heshtjen dhe flet për lëndimin e pësuar te Spanja

Lamine Yamal ka pësuar një lëndim me Kombëtaren e Spanjës në sfidën ndaj Danimarkës në kuadër të Ligës së Kombeve. Talenti i jashtëzakonshëm i Barcelonës...

Vjeshtë e dashur

Lajmet e Fundit