25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Hamza në Prizren, bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat: Më pak taksa, më shumë paga

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot vizitoi bizneset private në Prizren.

Hamza i PDK-së premton ringjallje ekonomike dhe mbështetje për bizneset private.

Teksa shikoi dhe provoi produkte vendore, ai premtoi ndryshime në këtë sektor.

Hamza tha se qysh në ditët e para të qeverisjes së tij do të bëhet reforma e pagesës së TVSh-së nga kufiri në brendi.

“Në ditët e para, në fillim të punës do ta bëjmë reformën e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendi. Bizneset e vogla deri në 10 mijë euro nuk do të paguajnë tatim fare. Ato me qarkullim deri në 30 mijë do ta paguajnë vetëm tatimin në fitim real”, tha Hamza.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1247526493180194

Ai mes tjerash tha se pakoja e përgatitur nga ai do të sjellë ringjalljen ekonomie dhe ndihmë ndaj prodhuesve të vendit.

“Unë jam i përkushtuar që ta lehtësojmë të bërit biznes në Kosovë. Lehtësirat për bizneset do të ndikojnë në rritjen e përfitimeve për punëtorët e sektorit privat. Këtë ua thash sot edhe punëtorëve të Qumështores ABI në Prizren. Kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë. Prioriteti im janë gjithmonë qytetarët. Fokusi im janë gjithmonë punëtorët, të cilët me përkushtim punojnë dhe i mbajnë familjet e tyre”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, postoi foto me armë

Një person në Suharekë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar foto me armë. Sipas raportit 24...

Rahoveci finalizon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale

Komuna e Rahovecit po finalizon punimet në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Be Clean, Be Green”, për ndërtimin dhe instalimin e sistemeve bio-septike...

Lajmet e Fundit