Totaj mori pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të USAID-it në Kosovë

Për nder të 25 vjetorit të pranisë së USAID-it në Kosovë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në ceremoninë e shënimit të kësaj dite të rëndësishme, e cila u mbajt në qytetin e Prizrenit.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin Asistent Administratorja e Byronës për Evropë dhe Euro-Azi në USAID, Ambasadorja Sh.T. Erin Elizabeth McKee, Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Mary Eileen Devitt, ish-shefi i USAID-it në Kosovë, Jim Hop, përfaqësues të USAID-it dhe të shumë projekteve dhe programeve të mbështetura, si dhe mysafirë të tjerë të nderuar.

Totaj theksoi rëndësinë e përkrahjes së USAID-it për Kosovën, duke e cilësuar këtë organizatë si një partner kyç në zhvillimin e vendit.

Ai shprehu falënderime të veçanta për mbështetje të pakursyer që USAID-i ka ofruar në rinovimin dhe forcimin e institucioneve dhe infrastrukturës që u dëmtuan gjatë luftës, si dhe për kontribuimin e saj në vitet e lirisë dhe pasluftës.

“Përkrahja e vazhdueshme e USAID-it ka qenë dhe mbetet e pranishme në çdo aspekt të jetës së Kosovës, duke përfshirë rindërtimin e institucioneve dhe infrastrukturës së dëmtuar nga lufta. Ky partneritet tregon lidhjen e fortë dhe miqësinë e përhershme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe respektin e ndërsjellë mes popujve tanë. Në emër të Komunës së Prizrenit dhe si qytetar i këtij vendi, jam shumë falënderues për praninë dhe mbështetjen e USAID-it në Kosovë, për bashkëpunimin në shumë sektorë dhe për perspektivën e ndritur që na pret në të ardhmen si rezultat i këtij partneriteti”, u shpreh  Totaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit