Kryetari i Prizrenit dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare vizitojnë lokacionin e varrezave të reja

Lokacioni i varrezave të reja përfshin një sipërfaqe prej 57 hektarësh dhe pritet të funksionalizohet vitin e ardhshëm.

“Me krijimin e kushteve të denja, kjo hapësirë do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Muaj më parë, kryetari Totaj pat bërë të ditur se prona prej 57 hektarësh, e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë është bartur në emër të komunës, raporton Telegrafi.

Ai pat shprehur qëndrimin se në këtë mënyrë janë krijuar mundësitë për zgjidhjen e një problemi që ka brengosur qytetarët prej shumë vitesh, pasi sipas tij varrezat e vjetra të qytetit nuk kanë hapësirë të mjaftueshme.

Komuna e Prizrenit para më shumë se një dekade pati hartuar projektin ambicioz për bartjen e varrezave të qytetit në Landovicë, si rrjedhojë e kërkesave të shumta të komunitetit. Me këtë projekt synohej që çështja e varrezave të zgjidhet së paku për pesë dekadat e ardhshme. /Telegrafi/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit