19.8 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Mërgimtari për herë të dytë brenda vitit dhuron donacion në QMF-në e Xërxës së Rahovecit

Për të dytën herë brenda vitit, Agron Berisha ka dhuruar donacione në qendrën e Mjekësisë Familjare në Xërxë të Rahovecit. Se çfarë dhuroi këtë herë Berisha, ndjekim kronikën e përgatitur nga Albiona Hajdari.

Shtroja është e shqyer qe një kohë.

Por në dhomën e infuzioneve në QMF-në e Xërxës së Rahovecit, dhjetëra pacientë u trajtuan në këtë shtrat.

Ndonëse të paktë në numër, edhe më të paktë janë shtretërit në gjendje të mirë në këtë ambulancë të mjekësisë familjare.

Por nga sot, kjo qendër u pajis me shtretër të rinj.

E gjithë kjo falë donacioneve nga mërgimtari Agron Berisha.

Ky i fundit solli një kamion të mbushur plot me pajisje mjekësore e higjienike për qendrat mjekësore në Rahovec.

Kontributin e tij e vlerëson lartë kryetari i komunës, Smajl Latifi.

“Numri i njerëzve me nevoja të veçanta ose me aftësi të kufizuar në komunën tonë nuk është i vogël, të them të drejtën është bukur i madh dhe ne po përpiqemi edhe si komunë por fatbardhësisht nuk na mungojnë as donatorët si Agroni i cili sa herë vjen në Kosovë është e pamundur pa i sjellë diçka të mirë, të nevojshme edhe QMF-ve, edhe shkollave tona por edhe komunës”, ka deklaruar ai.

Megjithatë sipas drejtorit të QMF-së, Elbunit Kryeziu, ka akoma nevojë për pajisje mjekësore.

“E kemi një listë të pacientëve që janë të palëvizshëm dhe nevojtarë për pajisjet që i ka pru Agroni, besoj që edhe donacionin e dytë besoj kemi me shpërnda me pacientët. Kemi me i përcjellë edhe në njësitet e QMF-së, në Krushë, Xërxë, Bellacerkë edhe në qendrat tjera ku kemi nevojë për shtretër e paisje të tjera”, ka deklaruar Kryeziu.

Se çka solli donacion në këtë qytet, tregon vet Agron Berisha.

“Është e dyta herë këtë vit që kemi sjellë donacione, kësaj radhe kemi ardhë me 23 shtretër, 40 karroca, paisje tjera. Falë njerëzve që kanë nevojë dhe që marr përkrahje më bën të vazhdoj të sjell edhe vitin e ardhshëm, shpresoj”, ka deklaruar donatori, Berisha.

Përveç tyre, Berisha ka sjellë edhe pajisje elektronike për të furnizuar shkollat.

Ato do të shpërndahen në fillim të vitit shkollor në Rahovec.Tëvë1

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Begaj e Totaj theksojnë frymëzimin që sjell trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të martën ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit...

Kuvendi i Komunës me seancë solemne shënon 26-vjetorin e çlirimit të Prizrenit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, të enjtën është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Komunës. Në këtë takim...

Lajmet e Fundit