20.9 C
Prizren
E shtunë, 30 Gusht, 2025

Tentoi të trafikonte armë zjarri në Shqipëri – arrestohet në Morinë 28-vjeçari nga Prizreni

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Prizreni, pasi në automjetin e tij u gjetën një armë zjarri dhe municion luftarak.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë DVKM Kukës arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak’”, njofton Policia e Shtetit shqiptar, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ku shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, “në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. S.”

“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, thuhet më tej në njoftim.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i Policisë së Shtetit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Liria e Prizrenit zhvillon ndeshjen e parë të këtij sezoni në shtëpi

Liria do të zbresë në fushë të mërkurën për ndeshjen e parë para tifozëve të saj në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Bardhezinjtë do...

Arrestohet një kosovar në Morinë, tentoi të fuste kanabis në Shqipëri

Një 32-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi u kap në flagrancë duke...

Lajmet e Fundit