Komuna e Suharekës dhe organizata joqeveritare GERMIN kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për angazhimin e diasporës në avancimin e barazisë gjinore.
Sipas njoftimit të komunës, ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjeve me diasporën, krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik, kulturor dhe arsimor, si dhe përmirësimin e shërbimeve publike në komunë, raporton PrizrenPress.
“GERMIN, si organizatë joqeveritare me rrjet të gjerë profesionistësh nga 24 vende të botës, do të kontribuojë përmes ekspertizës në fusha të ndryshme si teknologjia, arsimi, siguria dhe diplomacia”, thuhet në njoftimin e komunës.
Memorandumi do të jetë në fuqi nga gusht 2025 deri në gusht 2026.
“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, të dyja palët riafirmojnë angazhimin për të punuar së bashku në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të favorshëm për jetën e qytetarëve të Suharekës”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/