20.3 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025

AAK-ja prezanton listën e kandidatëve për Kuvend Komunal të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prizren, ka prezantuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të Komunës, ka deklaruar se lista e paraqitur përfaqëson të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit, si dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, raporton PrizrenPress.

“Prizreni – më i bukuri vend, me të gjithë njerëzit e tij të mirë, nga çdo lagje e çdo fshat, nga çdo profesion e brez. Më 12 tetor, kjo është lista e fitores që bashkon, nuk ndan; që punon për të gjithë, jo për pak. Bashkë do t’ia kthejmë qytetit tonë dinjitetin, zhvillimin dhe të ardhmen që e meriton”, u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se në listë janë përfshirë ish-veteranë të UÇK-së, aktivistë të hershëm, veprimtarë, ish-të burgosur politikë, mjekë, profesorë dhe infermierë, duke theksuar se Aleanca hyn shumë seriozisht në garën për zgjedhjet komunale të këtij viti./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Prizren/ Kërkohet paraburgim për të arrestuarin që u kap me drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit...

NISMA prezanton listën e kandidatëve për Kuvend Komunal të Prizrenit

Nisma Socialdemokrate ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prizrenit, të udhëhequr nga kandidatja për kryetare të qytetit, Albulena Balaj Halimaj. Në...

Lajmet e Fundit