Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar kontributin e madh të të rinjve, sportistëve dhe organizatave kulturore gjatë mandatit të parë të qeverisjes së tij, duke theksuar se përkushtimi i tyre ka qenë thelbësor për gjallërimin e jetës në qytet.
“Të rinjtë, sportistët dhe organizatat kulturore kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë mandatit tonë katërvjeçar. Ne çdo vit e kemi shtuar mbështetjen për ta dhe do të vazhdojmë ta rrisim përkrahjen për të gjithë ata që kanë ndikuar në fuqizimin e jetës kulturore, sportive e edukative në Prizren” – tha Totaj.
Ai shtoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me komunitetin rinor dhe atë kulturor e sportiv do të mbetet prioritet edhe në mandatin e ardhshëm.
“Sonte, bashkë me ta, u mblodhëm për t’i kremtuar sukseset e shumta dhe u zotuam se në mandatin e dytë do ta ngrisim në nivel tjetër atmosferën e bukur të Prizrenit, duke e mbajtur të gjallë energjinë rinore, kulturore e sportive gjatë gjithë vitit” – theksoi Totaj.
Ai përfundoi se ky është vetëm fillimi i një faze të re të zhvillimit kulturor e social të Prizrenit, qytetit që po e kthen identitetin e vet si qendër e artit, sportit dhe energjisë rinore në Kosovë.
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren