-7.2 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Mallra të fshehura përfundojnë në duart e Doganës së Vërmicës

Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar Vërmicë kanë identifikuar së fundi tri raste të tentimeve për futje të mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrolleve të detajuara, janë zbuluar mallra për të cilat nuk ishte bërë deklarimi doganor, duke përfshirë tekstil, kryesisht veshje sportive për stërvitje, produkte dentare, si proteza për dhëmbë, tableta dhe shampona të ndryshëm, dërgesa postare, përfshirë tekstil, këpucë dhe çanta krahu.

Express Kredi nga BiCredit

Sipas postimit të doganës në Facebook, të gjitha mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).
Dogana e Kosovës ka theksuar se kontrollet në pika kufitare vazhdojnë me përkushtim, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe të mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka rënë në pranga sikurse ish-drejtori i BKS’së, Sami Mazreku, përgjatë...

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e...

Lajmet e Fundit