9.5 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se dorëheqje e tij është një hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në.

Në fjalimin e tij, Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Kosovës, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës për përkrahjen dhe besimin e dhënë gjatë më shumë se dy dekadave të angazhimit politik.

“Në rini, njeriu nuk e di gjithmonë se çfarë do të bëhet – por shumëherë e di në çfarë do të besojë. Dhe unë, që nga rinia, e kam ditur se dua të besoj në Kosovën e ëndrrave të mia”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se udhëtimi i tij politik ka qenë i lidhur ngushtë me PDK-në.

“Ajo që nisi si një angazhim rinor e idealist, u kthye në udhëtimin më të rëndësishëm të jetës sime. Mbi njëzet vjet angazhim me PDK-në më kanë dhënë nderin të punoj për shtetin tim dhe qytetarët e mi – nga Kryetar i Rinisë Demokratike deri te Kryetar i Partisë Demokratike. Mbi të gjitha, kam pasur nderin e pakrahasueshëm të nënshkruaj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Duke reflektuar për periudhën katërvjeçare të udhëheqjes së tij, Krasniqi vlerësoi se PDK është forcuar dhe rritur ndjeshëm në skenën politike, megjithatë theksoi se çdo organizatë e madhe politike ka nevojë për ripërtëritje.

“Një parti që beson në zhvillim, duhet të besojë edhe në ripërtëritje. Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes. Prandaj, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se ky vendim nuk lidhet me ndonjë zhvillim të fundit politik, por me nevojën për t’i dhënë partisë “një frymë të re dhe një mundësi të re për të ardhmen”.

“Ky vendim nuk është i momentit e as i zhvillimeve të fundit. Është reflektim mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Nuk është vendim prej lodhjes apo zhgënjimit – por prej dashurisë për partinë time. E bëj këtë me paqe në shpirt dhe me dashuri në zemër. Dashuri për PDK-në. Dashuri për Kosovën”, ka thënë ai.

Krasniqi theksoi se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkimit të brendshëm:

“PDK është më shumë se një parti – është një amanet nga ata që luftuan për liri, për shtet dhe për dinjitet. Amaneti mbahet gjallë vetëm kur ne udhëheqim me shembull, me guxim dhe me përulësi. Kjo është detyra e liderit – të dijë jo vetëm si të qëndrojë mirë, por edhe si të largohet mirë”, është shprehur ai.

Në fund të fjalës së tij, ai ka njoftuar se ka thirrur Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë.

“E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, ka deklaruar ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Shaqir Totaj konfirmon pesë drejtori për LDK-në në qeverisjen e ardhshme të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj partie...

Albulena Balaj Halimaj fton qytetarët ta votojnë Shaqir Totajn

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Nismën Socialdemokrate për balotazhin në Prizren.Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrneit, Shaqir Totaj njoftoi...

Lajmet e Fundit