4.2 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Nis renovimi i hapësirave kryesore të Spitalit të Prizrenit

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” i Prizrenit ka nisur punimet për përmirësimin e kushteve spitalore në disa prej hapësirave më të rëndësishme, me një sipërfaqe totale prej rreth 1,500 m².

Renovimi përfshin Njësinë e Mjekimit Intensiv (MIQ), Njësinë Koronare, sallat e bllokut operativ, bokset e lindjes dhe koridoret e bllokut kirurgjik, raporton PrizrenPress.

Përveç rinovimit të hapësirave, po investohet edhe në sistemet teknike të domosdoshme, duke përfshirë sistemin e oksigjenit dhe gazrave mjekësorë, ventilimin dhe klimatizimin, ndriçimin, nyjet sanitare dhe hapësirat pritëse për pacientët.

Drejtori i spitalit, Osman Hajdari, deklaroi se qëllimi është krijimi i kushteve më të mira, më të sigurta dhe më dinjitoze, si për pacientët, ashtu edhe për personelin e spitalit.

“Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë kushte më të mira, më të sigurta, më funksionale dhe më dinjitoze, si për pacientët, ashtu edhe për personelin e spitalit”, theksoi Hajdari.

Ai gjithashtu falenderoi qytetarët, pacientët dhe familjarët për mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Bërlloku ‘mbulon’ Prizrenin

Qytetarët e Prizrenit janë shprehur të shqetësuar lidhur me mungesën e pastrimit të mbeturinave në këtë komunë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu tha...

Lajmet e Fundit