6 C
Prizren
E diel, 23 Nëntor, 2025

Juliana Pasha triumfon në “Kënga Magjike”

Juliana Pasha është fituesja e “Kënga Magjike 2025”!

Me këngën “Ajër” ajo mori çmimin e parë të edicionit të 25-të të festivalit magjik! Rozana Radi dhe Sanny, fituesit e vitit të shkuar, dorëzuan kupën.

“Faleminderit për duartrokitjet e ngrohta, për mikpritjen. Për mua është shumë domethënëse në këtë 25-vjetor. Ju të dy e keni fituar Këngën Magjike kushdo nga ne ta fitonte. Unë dua me zemër t’i bëj një urim Annës, me shpirt, e dua fort, për të gjithë atë që ka bërë këtë vit në Këngën Magjike që i ka rikthyer një fytyrë tjetër”, tha Juliana duke falënderuar bashkëpunëtorët e saj dhe mbi të gjitha, shpirtin binjak, Altinin: “Zemra ime, unë pa ty nuk bëj dot asgjë ndaj faleminderit shumë që je gjithnjë me mua!”

Votimi i artistëve dhe publikut renditi në tre vendet e para Juliana Pashën, Albina Kelmendin dhe Mira Konçin.

Mira Konçi, e cila u rikthye pas 16 vitesh në “Këngën Magjike”, falënderoi me zemër bashkëpunëtorët dhe publikun.

“Faleminderit për çdo gjë të bukur që kam marrë çdo ditë këtu”, tha artistja.

Albina Kelmendi, e cila u ngjit në skenë për të marrë kupën për çmimin e dytë, u shpreh:

“Para publikut tim kam përgjegjësi shumë të madhe dhe nuk gjej dot fjalët e duhura. Faleminderit nga zemra! Ju jeni ata që do të më bëni që unë të jem gjithmonë Albina e vërtetë para jush. Faleminderit nga zemra që më keni mbështetur gjithmonë.”

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren, shkatërrohen mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar

Mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar janë shkatërruar në Prizren nën mbikëqyrjen nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia. Me autorizim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit...

“Shqipet” në Strasburg, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në Strasburg të Francës, do të zhvillojnë protestën e katërt me radhë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj...

Lajmet e Fundit