8 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Hallkat elektronike, mekanizmi i ri për parandalimin e dhunës në familje – Prizreni gati për zbatim

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka organizuar takim pune me Prokurorinë Themelore Prizren, Policinë e Kosovës – Drejtoria Regjionale Prizren, Odën e Avokatëve të Kosovës, Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave si dhe përfaqësues të Shërbimit Sprovues, me qëllim të koordinimit dhe fillimit të implementimit të hallkave elektronike për personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa e kufizimit të lëvizjes nga gjykata, në raste të dhunës në familje, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të gjyjatës, në punëtorinë e mbështetur nga partnerët ndërkombëtar OSBE-në, morën pjesë edhe Gjyqtarë, Prokurorë dhe Zyrtarë Policor të cilët trajtojnë këto çështje në veçanti.

“Gjatë takimit u diskutua rëndësia e këtij mekanizmi të ri si një mjet efektiv për mbrojtjen e viktimave dhe forcimin e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës në familje. Përfaqësues nga Policia prezantuan mënyrën e vendosjes, ndërlidhjen me sistemin e monitorimit dhe procedurat që ndërmerren në rast të shkeljes së masës së kufizimit të lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur, kryetarja Emra prezantoi para të pranishmëve hapat dhe procedurat gjyqësore për zbatimin e Ligjit, kurse Gjyqtarët Diora Bajrami dhe Agron Karatash, njoftuan pjesëmarrësit për praktikat dhe sfidat gjyqësore për zbatimin e vendimeve gjyqësore për vendosjen e hallkave elektronike.

Po ashtu, Kryeprokurori Petrit Kryeziu, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, dhe Kryetari i OAK dega Prizren, z. Blerim Mazreku, në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e implementimit të hallkave elektronike si mjet mbrojtjeje për viktimat e dhunës në familje, në rastet ku gjykata ka vendosur masë kufizuese të lëvizjes.

“Në ditët në vazhdim do të ketë edhe vizita në Policinë e Kosovës dhe punëtori të tjera, me akterë të përfshirë në implementimin e Ligjit për pajisjet elektronike”, theksohet në njoftim.

Ky takim u organizuar edhe në kohën kur në Republikën e Kosovës shënohet “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Shkrimtarët Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani kujtohen përmes pullave postare

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin...

Rahoveci-Ylli: Biletat tashmë në dispozicion, siguroji në Fan Shop

Klubi Rahoveci 029 ka njoftuar se biletat për ndeshjen e javës së shtatë të Superligës ndërmjet tyre dhe Golden Eagle Yllit tashmë janë në...

Lajmet e Fundit