2.8 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit, ka lëshuar akuza të rënda drejt strukturave të partisë së tij në Malishevë. Rudi thotë se kandidimi i tij synonte të parandalonte një koalicion “me figura me të kaluar të rëndë”, ndërsa shton se dega në vendlindjen e tij e bojkotoi hapur, shkruan Insajderi.

Fetah Rudi, një nga figurat emblematike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thyer heshtjen pas përfundimit të procesit zgjedhor. Përmes një reagimi publik, Rudi ka falënderuar mbi 8 mijë qytetarë për besimin, por ka shprehur zhgënjim të thellë për rezultatin, duke drejtuar gishtin nga brenda partisë.

Rudi ka qenë i ashpër veçanërisht me udhëheqjen e degës së LDK-së në Malishevë, duke i akuzuar ata se punuan kundër kandidaturës së tij.

Sipas tij, ky nuk është rasti i parë që tradhtohet nga strukturat lokale.

“Kjo nuk ishte hera e parë që njerëzit që janë në krye të degës së LDK-së në Malishevë më futën një thikë pas shpine. Por, siç thotë populli, marrja nuk e ka mbytur askënd,” ka shkruar ai, duke përjashtuar nga kjo kritikë vetëm Gëzim Hazrollajn.

Sipas Rudit, kjo qasje e udhëheqësve lokalë tregon pse LDK-ja pati rezultat të dobët: “Njerëzit e këtij lloji nuk e kanë ‘luftën’ me partitë e tjera; këta e kanë ‘luftën’ me njerëzit brenda LDK-së.”

Rudi ka zbuluar prapaskenat e kandidimit të tij, duke theksuar se hyri në garë për të mbrojtur identitetin e LDK-së nga një përfshirje e mundshme në koalicione me figura që dikur e kishin luftuar partinë.

Ai tregoi se për këtë kishte pasur një takim “kokë më kokë” me kryetarin Lumir Abdixhiku: “Ekzistonte një tendencë reale që LDK-ja të shtyhej drejt një koalicioni të papranueshëm, me figura politike të larta, të cilat bartin një të kaluar të rëndë… I jam falënderues kryetarit Lumir Abdixhiku për besimin dhe vlerësimin që tregoi ndaj fjalëve dhe kundërshtimit tim.”

Pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, Rudi ka deklaruar se do të mbetet aktiv në jetën politike.

Ai bëri thirrje për një “pastrim të brendshëm” në LDK dhe reflektim pas rezultatit të 28 dhjetorit.

“Besoj se LDK-ja ka kapacitet për reflektim të thellë, për pastrim të brendshëm dhe për rikthim te vlerat që e kanë bërë atë një parti shtetformuese,” tha ai.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit