Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si dhe personat fizikë dhe juridikë të kësaj komune, që kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve atmosferike – vërshimeve, se mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të dëmtuarit duhet t’i lajmërojnë dëmet pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
Plotësimi i formularit përkatës bëhet në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 16 janar 2026, deri në ora 16:00.
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin e caktuar, në mënyrë që të mundësohet trajtimi dhe vlerësimi i dëmeve në kohë.
Njoftimi është bërë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, përkatësisht nga ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Sektorit për Emergjenca, Halit Mazreku.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
