5.6 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Krusha e Madhe, plagë e hapur e gjenocidit

241 varre, prej tyre 64 pa emër, artefakte të krimit serb mbi popullatën civile, fotografi, intervista të shkruara dhe 200 videoincizime janë argumentet e ekspozuara në Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit. 15 janari, dita e gjenocidit serb mbi popullatën civile, rikthen dhimbjen te familjarët që humbën më të dashurit e tyre në pranverën e vitit 1999.

Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit është një nga dëshmitë me foto dhe audio, të regjistruara nga dëshmitarë të gjenocidit serb të kryer në pranverën e ’99-s mbi shqiptarët e Kosovës. Janari i Reçakut, i dokumentuar edhe nga ndërkombëtarët, i paraprin dhimbjes së Krushës së Madhe.

“Secili rast është në vete, por bazuar në të dhënat e babait të tij të ndjerë, Bajram Nalli, këtu është Blerim Nalli, të cilin serbët, në prezencën e babait, e masakrojnë me thikë, duke thënë se i ka dy zemra. ‘Jo, nuk i ka, ky është UÇK’, e nxjerr thikën nga këmba dhe, në prezencën e babait, ia ngul në gjoks. Rrëfimet janë nga më të ndryshmet, më të rënda”, theksoi Selami Hoti nga Krusha e Madhe.

Në atë periudhë të vështirë, Sinan Selmani, i cili po transportonte kufoma të masakrave drejt Prishtinës, tregon se një polic serb e kishte ndaluar dhe e kishte paralajmëruar për atë që kishte ndodhur në Krushë të Madhe.

“Më shikoi dhe më tha: ‘Çka ke këtu?’ I thashë: ‘I kam rreth nëntë kufoma’. ‘Shiko’, më tha, ‘urdhëro dokumentet, në Krushë ti me shleper ke me i bartë’”, thekson Sinan Selmani nga Krusha e Madhe.

Për këtë ngjarje të rëndë rrëfen edhe Qerim Selmani.

“Vëllanë e kanë zënë këtu në shtëpi. Ne, me fëmijët, kur erdhëm, veç e kishin djegur bashkë me shtëpinë e me gjithçka. Vetëm një copë e ashtit të kurrizit dhe një dhëmb i kishte mbetur pa u djegur”, tha ai.

Muzeu i krimeve të kryera nga Serbia në Krushë vazhdon të mbetet dëshmi për t’i shërbyer një ditë verdiktit të drejtësisë.

“I bashkohemi dhimbjes së Reçakut, ku sot e 27 vjet ende ndoshta nuk e ka marrë formën e drejtësisë. Nuk dolën kriminelët para drejtësisë për të treguar se ku janë njerëzit tanë”, thekson Farije Hoti.

“Mua më duket se asgjë nuk kanë punuar. Kemi ende të pagjetur, që nuk ia dinë varrin fëmijës së vet, babës së vet, nënës së vet, vëllait të vet”, tha Rasim Zenuni.

Në Muzeun e Krushës së Madhe janë të dokumentuara shumë fotografi, artefakte të krushjanëve të masakruar, mbi 204 intervista të shkruara dhe 200 audioincizime.

Ashtu si Krusha e Madhe, dhimbje ndjen edhe Krusha e Vogël, si dhe shumë fshatra të tjera të rajonit të Prizrenit./RTK/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Shorter shkëlqen në debutimin e tij te Bashkimi

Shannon Shorter debutoi mbrëmë me ekipin e Bashkimit dhe la një shenjë të fortë në parket. Në paraqitjen e tij të parë, Shorter arriti...

Bora ngrin Bashkimin në Prizren

Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren, Bora fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20), në javën e 14-t...

Lajmet e Fundit