Pas zhgënjimit në Kupën e Kosovës, ku u eliminua në debutimin e trajnerit të ri Ismet Munishi, Liria e Prizrenit është rikthyer te fitorja në kampionat, raporton PrizrenPress.
Skuadra prizrenase mposhti në transfertë Tefik Çangën me rezultat minimal 0:1, në kuadër të Ligës së Parë. Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Dijar Nikqi, i cili siguroi tri pikë të rëndësishme për bardhezinjtë.
Kjo fitore vjen si reagim pas eliminimit nga Kupa nën drejtimin e Munishit, duke i dhënë Lirisë një shtysë morale për vazhdimin e sezonit në kampionat. Me këtë fitore, Liria ngjitet në vendin e 6-të me 39 pikë./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
