Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21 pikë, duke konfirmuar formën e lartë dhe objektivin për kreun e renditjes, raporton PrizrenPress.
New Basket renditet i dyti me 21 pikë, duke qëndruar në hap me liderin, ndërsa Keku mban pozitën e tretë me 19 pikë. Kerasan dhe Drita ndjekin me nga 17 pikë, duke e bërë garën për katërshe mjaft interesante.
Borea ka grumbulluar 16 pikë, ndërsa Istogu ka 15 pikë. Në pjesën e poshtme të tabelës ndodhet Gjakova me 15 pikë, ndërsa Kosovari mbetet në fund me 13 pikë.
Java e 13 – Rezultatet e ndeshjeve:
Gjakova 73 – 78 Proton Cable Prizren
Kerasan 68 – 107 Drita
Keku 76 – 84 New Basket
/PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
