Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ku përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë.
Sipas njoftimit të Federata e Basketbollit e Kosovës, biletat do të jenë në dispozicion deri më 27 shkurt 2026 në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, që ndodhet përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.
Sot, biletat shiten nga ora 14:00 deri në 17:00, ndërsa nga dita e nesërme orari do të jetë prej 12:00 deri në 18:00. Çmimi i një bilete është 5 euro.

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet më 27 shkurt 2026, me fillim nga ora 19:00, në Palestra sportive Sezai Surroi.
Kjo ndeshje konsiderohet mjaft e rëndësishme për Kosovën në rrugëtimin drejt kualifikimit, ndërsa pritet përkrahje e madhe nga tifozët prizrenas dhe më gjerë./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
