Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, zhvilloi një takim konstruktiv me drejtorët komunalë, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, përmirësimin e komunikimit dhe avancimin e punës në shërbim të qytetarëve.
Përveç drejtorëve komunalë, në këtë takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Vesel Krasniqi, si dhe kryesuesi i Asamblesë Komunale, Fatmir Ademaj.
“Gjatë takimit u theksua rëndësia e përkushtimit dhe përgjegjësisë së përbashkët, me synimin që vendimet institucionale të përkthehen në shërbime më cilësore, më efikase dhe më afër nevojave të qytetarëve. U ritheksua angazhimi për një komunë më funksionale, transparente dhe për zhvillim të qëndrueshëm që reflektohet drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
