6.6 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

U mbajt tubim përkujtimor pas ndarjes nga jeta të profesorit Hajdar Mallaku

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, mësimdhënës dhe krijues letrar i njohur, e organizuar nga SHKA “Fidani”.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë familjarë, kolegë, nxënës dhe përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore, të cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për figurën dhe kontributin e profesorit Hajdar Mallaku, i cili ndërroi jetë të enjten e kaluar në moshën 79-vjeçare.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Berat Batiu, nga Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani”, vlerësoi lart rolin dhe ndikimin e profesor Mallakut në arsim dhe në jetën kulturore të komunitetit, duke theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në edukimin e brezave të rinj.

Drejtoresha e Gjimnazit “Gjon Buzuku”, Gylaj Shipkovica, u shpreh se i ndjeri ishte udhërrëfyes i shumë gjeneratave, frymëzim dhe shembull i rrallë i përkushtimit profesional dhe njerëzor.

Ish-nxënësi i tij, Arben Rashkaj, e kujtoi profesorin si një njeri me vlera të larta njerëzore dhe profesionale. Me këtë rast, ai lexoi edhe një fragment nga libri i tij, duke rikthyer para të pranishmëve frymën krijuese të mësimdhënësit dhe shkrimtarit.

Krijojmë webfaqe për biznese

Në emër të familjes, mbesa e tij, Rinea, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për nderimin dhe respektin e treguar, duke theksuar se, përveçse një gjysh shembullor, ai ishte mbi të gjitha një njeri i madh.

Përveç fushës së arsimit, Hajdar Mallaku dha kontribut edhe në çështjen kombëtare. Ai ishte themelues i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zym më 1989, folësi kryesor në manifestimin për pajtimin e gjaqeve në Gjonaj më 1990, si dhe kryetar i komisionit për regjistrimin e personave të zhdukur gjatë luftës së UÇK-së dhe për kthimin e të shpërngulurve.

Figura e profesor Mallakut do të mbetet e paharruar në kujtesën e familjarëve, nxënësve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të./TV Prizreni/

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Transferi i fundit qëndroi vetëm 10 ditë te Bashkimi

Me datën 9 shkurt, Bashkimi që është nënkampion aktual i Kosovës dhe finalist i Kupës, prezantoi përforcimin e radhës në ekip, që vinte para...

Gjyqtarja Kadire Rexha nis detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykata Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtaren Kadire Rexha, e cila nga sot ka nisur zyrtarisht detyrën e saj...

Lajmet e Fundit