12.4 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

Në pikën kufitare Vërmicë, zyrtarët e doganorë kanë parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, duke ndaluar për kontrollë një automjet që hynte në vend.

Sipas Doganës së Kosovës, pas pyetjes standarde nga ana e zyrtarit doganor nëse posedonte mallra për deklarim, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht. Megjithatë, bazuar në analizën e riskut, automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar gjithsej 610 produkte të ndryshme kozmetike dhe të kujdesit personal, përfshirë produkte për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, maska për fytyrë, si dhe parfume të markave të njohura. Me këtë rast është konstatuar kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallrave, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët dhe operatorët ekonomikë se çdo mall që tejkalon kufijtë e lejuar duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore, në mënyrë që të shmangen shkeljet ligjore dhe pasojat që rrjedhin nga to./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me lituanezin Donatas Sabeckis

Golden Eagle Ylli po vazhdon me përforcime para fazës finale në basketbollin kosovar. Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, therandasit kanë arritur marrëveshje me transferin...

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

Lajmet e Fundit