Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi.
Siç mëson Sinjali, ngjarja është raportuar më 5 mars 2026, rreth orës 13:30, kur policia është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ishte sjellë një person pa shenja jete.
Sipas informacioneve, viktima është A. K., 48 vjeç. Ai ishte dërguar në spital nga ekipi i urgjencës, pasi më herët kishte rënë papritur në tokë gjatë një ceremonie varrimi pranë varrezave të qytetit.
Dëshmitari i rastit, ka deklaruar se viktima kishte qenë pjesëmarrës në varrim kur papritmas u rrëzua në tokë, ndërsa personat e pranishëm kanë kërkuar menjëherë ndihmën mjekësore.
Ekipi emergjent e ka transportuar në spital, por 48-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Prizren dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë nisur procedurat hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet të marrë trupin e pajetë për procedurat e mëtejshme./Sinjali
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
