Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin Labinot Jetishi, kanë zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Odës Regjionale të Avokatëve – dega në Prizren, Blerim Mazreku, të shoqëruar me përfaqësues të kësaj ode.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë, sfidat në punën e përditshme të prokurorëve dhe avokatëve, si dhe nevoja për koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm ndërinstitucional.
“Palët shkëmbyen mendime lidhur me identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të hasura në praktikën e përditshme profesionale, me theks të veçantë në rritjen e efikasitetit dhe avancimin e bashkëpunimit profesional”, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori Kryeziu, tregoi se bashkëpunimi korrekt dhe profesional ndërmjet Prokurorisë dhe avokatëve është thelbësor për garantimin e një procesi të rregullt ligjor, rritjen e efikasitetit dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe për adresimin e përbashkët të sfidave me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë.
“Palët u dakorduan që komunikimi dhe takimet të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të forcimit të partneritetit institucional dhe profesional”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com/
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
