10 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren e tabelës, Vushtrrinë.

Takimi nis në orën 13:00 dhe pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në tribuna, duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për të dy skuadrat. Aktualisht, Vushtrria kryeson renditjen me 47 pikë, ndërsa Liria renditet në vendin e katërt me 45 pikë, çka e bën këtë përballje edhe më të rëndësishme për garën në krye të tabelës, raporton PrizrenPress.

Ky duel do të vërë përballë edhe dy trajnerë të njohur të futbollit kosovar, Ismet Munishin në krye të Vushtrrisë dhe Armend Dallkun në stolin e Lirisë.

Interesimi i tifozëve për këtë ndeshje ka qenë shumë i madh. Klubi prizrenas ka njoftuar se, për shkak të kërkesës së lartë, biletat për ndeshjen e sotme dalin në shitje nga ora 11:00, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen nga ora 11:30.

Me vetëm dy pikë diferencë mes skuadrave, derbi në Prizren pritet të sjellë një përballje të fortë dhe mjaft interesante, ku mbetet të shihet nëse Liria do të arrijë ta ndalë lideren Vushtrria apo mysafirët do të vazhdojnë rrugën drejt kreut të tabelës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq manifestimet në nderim të luftës çlirimtare dhe familjes Jashari do të mbahen më...

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Lajmet e Fundit