Komuna e Dragash ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “E Ardhmja e Saj – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, që synon mbështetjen dhe zhvillimin e grave në fushën e biznesit.
Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, i cili njoftoi se marrëveshja është nënshkruar gjatë një takimi me drejtorin e projektit, Valentin Hoxha, raporton PrizrenPress.memorandum bashkëpunimi
Sipas tij, projekti financohet nga Federal Ministry for Economic Cooperation and Development dhe zbatohet nga PREDA Plus në partneritet me WEntrepreneur dhe me mbështetjen e Arbeiter-Samariter-Bund.
Ky bashkëpunim synon të mbështesë gratë sipërmarrëse në komunë përmes zhvillimit të aftësive të tyre në biznes, krijimit të rrjeteve profesionale dhe rritjes së mundësive për pjesëmarrje aktive në ekonominë lokale.
“Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar për të krijuar më shumë mundësi për gratë dhe vajzat, duke mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në barazinë gjinore në shoqërinë tonë”, ka theksuar Xheladini.
Ai gjithashtu ka falënderuar drejtuesit dhe partnerët e projektit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në mbështetje të grave sipërmarrëse në Kosovë./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
