FC Liria ka falënderuar qytetarët e Prizrenit dhe tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit, ku stadiumi ishte i mbushur me mbi 8 mijë tifozë.
Nga klubi prizrenas u theksua se atmosfera e krijuar në stadium ishte një tjetër dëshmi e dashurisë së qytetit për futbollin dhe për ekipin bardhezi.
“Ajo që përjetuam dje ishte një dëshmi tjetër se ky qytet jeton për futbollin. Me mbi 8,000 tifozë në stadium, atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe na dhatë forcë të luftojmë në çdo minutë”, thuhet në reagimin e klubit, raporton PrizrenPress.
Në mesazhin e publikuar, klubi falënderoi jo vetëm tifozët që ishin të pranishëm në stadium, por edhe ata që e ndoqën ndeshjen nga ekranet televizive.
“Faleminderit secilit prej jush që ishte në stadium, por edhe atyre që na përcollën nga ekranet televizive. Mbështetja juaj është motivi ynë më i madh”, thuhet më tej.
Nga FC Liria u theksua gjithashtu se skuadra do të vazhdojë të luftojë deri në fund për objektivin kryesor të sezonit.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund, për ta çuar klubin dhe qytetin tonë aty ku e ka vendin – në Superligë. Prizreni jeton për Lirinë!”, përfundon reagimi i klubit./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
