13.7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm vizual mbi periudhën historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sipas QRTK-së, përmes një kompozimi dinamik, artisti arrin të shpërfaqë dramën dhe qëndresën e një epoke përcaktuese për trashëgiminë tonë kombëtare.

Në këtë pikturë, Valla përshkruan përplasjen mes dy forcave antagoniste: në anën e djathtë shfaqet një shtazë e egër si simbol i pushtuesit, e cila tenton të asgjësojë dokumentin e Lidhjes, ndërsa në anën e majtë, shqiponja e plagosur por e pamposhtur merr rolin e mbrojtëses së ideologëve dhe figurave si Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ismail Qemali dhe Pashko Vasa, duke simbolizuar sakrificën për liri.

QRTK Prizren bën të ditur se kjo vepër gjendet në sektorin e Galerisë së Arteve, brenda Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Lajmet e Fundit