6.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Poemë për refugjatët

 

Shkruan: Enver Sulaj

(Fragment)

Askund s’ka fund, askund s’ka shpresë
Për natën sterrë, për pyllin larg
O, Zot, thotë nëna, na ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po m’kullon gjak.

Askund s’ka fund, askund s’ka shpresë
Për lotin e ëmbël të foshnjes n’gji
O Zot, thotë nëna, na ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po m’kullon gjak.

Askund s’ka fund, askund s’ka shpresë
Për plagën e shpirtit që dhemb tmerrësisht
O Zot, thotë nëna, na ndihmo sonte
Ta mundim vdekjen që vjen pabesisht.

Dhe vjen një natë, që sjell një ditë
Dhe vjen një ditë, që sjell prapë natën
S’e shuan gjë etjen, asgjë urinë
Dhembjen për vdekjen, urrejtjen, zemëratën…

O Zot…
Na ndihmo sonte, largoje natën
Bëj që dielli të lindë më shpejt se dje
Se frymën e fundit po jep një shpirt
Pa e qarë kush n’këtë fushë, n’këtë dhe.

Atë trup të njomë që e këputi vdekja
Atë jetë të gjatë që mbeti n’djerrinë…
Në petale lulesh do t‘bëhet varg
Për lirinë dhe përjetësinë.

Nga libri “Diell mbi floknajë”, “ProkultPress”, Prishtinë, 2020

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

UÇK-ja sërish do të triumfojë!

Bazuar këto tendenca qëllimkëqija të prokurorisë për shtrembërimin e së vërtetës së luftës sonë për liri, që fillin e kanë tek Raporti skandaloz i...

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Lajmet e Fundit