Dezinsketohen oborret e dy familjeve në Malishevë, kundër rriqrave

Me kërkesën e familjarëve, sot është duke u bërë dezinsketimi kundër rriqrave, në oborret e dy familjeve, njëra në Dragobil dhe tjetra në Bellanicë, pasi sipas kryefamiljarëve, në oborret e tyre ka rriqra dhe kanë nevojë që të bëhet dezinsektimi i oborreve, në mënyrë që të jenë më të sigurt.

“Në të dy rastet, qytetarët, përkatësisht kryefamiljarët e dy familjeve, njëra në Dragobil dhe tjetra në Bellanicë, kanë kërkuar që të bëhet dezinsketimi kundër rriqrave dhe për këtë, drejtoria ka organizuar dezinsektim të parakohshëm, pasi një gjë e tillë na është kërkuar nga qytetarët”, tha drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina.

Morina ka bërë të ditur se numri i personave të thumbuar nga rriqrat është duke u rritur, ndërsa në rastet e tilla, kur qytetarët janë të shqetësuar nga prania e rriqrave dhe kërkojnë ndihmën e drejtorisë, do të intervenohet në të gjitha rastet, derisa të filloj spërkatja selektive e zonave endemike.

Megjithatë, sipas drejtorit Morina, edhe pse pritet që gjatë këtij muaji të filloj fushata e dezinsektimit selektiv, ende nuk ka lëvizje konkrete nga ana e Këshillit Ndërministror, që përcjellë situatën endemike, lidhur me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit