Miranda Kerr lidhje dashurie me shefin e “Snapchat”

Miranda Kerr ka gjetur sërish dashurinë. Këtë herë bëhet fjalë për miliarderin Evan Spiegel, bashkëthemeluesin e aplikacionit “Snapchat”.

Lajmi bëhet i ditur nga amerikanja “US Weekly”, sipas së cilës, supermodelja 32–vjeçare u pa shumë pranë me 25–vjeçarin në një restorant në Venecia.

Një burim i tha revistës se Kerr dhe Spiegel ishin ulur shumë pranë dhe po putheshin. Po sipas këtij burimi, ata dukeshin tepër të dashuruar.

Spiegel sëfundmi u shpall miliarderi më i ri në botë nga prestigjozja “Forbes”. Nga ana e saj, Kerr nuk është parë me dikë që prej ndarjes nga aktori Orlando Bloom, në vitin 2013.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit