13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Dështojnë universitetet e Thaçit

Disa nga universitetet e reja publike nuk po arrijnë ta sigurojnë numrin e kërkuar të studentëve me konkurs për vitin e ri akademik 2015/2016.

Kandidatë nga të gjitha komunat e vendit, duke përfshirë dhe ato ku janë hapur universitetet e reja publike si: Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani, kanë aplikuar për studim në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, ku numri i kandidatëve ka arritur në 17.412 veta.

Ndërsa, për vitin e ri akademik 2015/2016 në UP do të pranohen vetëm 7800 studentë. Isak Shabani, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në këtë Universitet, ka thënë për “Zërin” se aplikacione kanë ardhur nga kandidatë prej të gjitha komunave, kurse numri i aplikuesve ka arritur në 17.412 veta, që dhe i janë nënshtruar provimit pranues të hënën dhe të martën.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar kandidatët, të cilët i janë nënshtruar provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për të parë nga afër organizimin e provimit pranues në njërin nga fakultetet më të kërkuara në UP../zeri/

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit