14.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Qeveria na anashkalon, deputetët tanë na neglizhojnë

Nga Petrit Hoxhaj

Prizreni si qyteti i dytë për nga numri i popullsisë, asnjëherë nuk ka pasur persona kyq, me autoritet të merituar në qeverisjet e kaluara, ky qytet është shfrytëzu vetëm si hambar i votave dhe se asnjëherë nuk ishin marrur parasysh kërkesat e ketij qyteti, Prizreni është përfaqësuar vetëm nga ministrat nga radhët e minoriteteve të cilët e kanë pasur të garantuar këtë privilegj me Kushtetutën e Republikës së Kosoves. Nuk mbaj mend dhe nuk di ndonjë rast se Qeverisja Thaçi 1 dhe 2 që ka punësuar ndonjë prizrenas në ndonjë institucion qeverisës dhe që ka pas rol vendimmarrës në Kosovë, të njëjtin avaz po e ndjek edhe qeverisja Mustafa, e cila nga qyteti i Prizrenit punësoj vetëm 3 persona, një z.v. minister, një procesmbajtëse dhe një shofer të z.v. ministrit dhe atë vetëm nga radhët e LDK-së, por jo edhe nga subjektet e tjera që janë në bashkëqeverisje.

U punësuan me qindra këshilltar, z.v. ministra e shofera, u punësuan me qindra njerëz në borde të ndryshme publike dhe se kërkesat e prizrenasve nuk u morën parasysh përderisa në Prizren vijnë e punësohen nga qytete tjera dhe se prizrenasit sillen rrugëve, në kërkim të gjetjes së ndonjë konkursi , thjeshtë sa për ta ngushëlluar vetveten.

Mbase, mirë po na bëjnë sepse ne me vetëdije i votojmë të tjerët dhe nuk i votojmë kandidatët e qytetit tone. Një thënie e vjetër popullore thotë: nëse nuk e don nënën atën atëherë duaje njerkën.

Deputetët tanë nga Prizreni, nga cilado parti secili nga ata e ngritën zërin për këtë shqetësim serioz dhe kërkuan nga kabineti qeveritar të marr ndonjë këshilltar spaku nga Prizreni, por jo jo, dhe jo, gjithçka ishte e kot sepse ata shikonin vetëm pozitat e tyre dhe t’i punësojnë vetëm të afërmit e tyre, por mos të harrojnë se sërish do të gjendemi përpara kutisë së votimit dhe do të mendojmë gjatë se kënd do ta votojmë por jo këta që sot na largojnë nga “pjesa e tortes” që na takon si qytet.

Nesër na kërkojnë, sigurt.

Po kthehem prap tek qeverisja e Llapit dhe e Anamoravës, e Skenderajit dhe e Mitrovicës, të cilët me deputetët e tyre vijnë marrin vota tek ne, e në vendet e tyre nuk ja jep askush votën.

Si kanë fytyrë të radhiten në vendet e para në fushatat zgjedhore dhe të kërkojnë vota nga prizrenasit dhe të ju premtojnë vende pune ministra e zv ministra ?! Si?

Qeverisja Thaçi e gënjeu Prizrenin 7 vjet se do të ketë ministra dhe zv ministra nga Prizreni por ajo kurrë nuk ndodhi të njëjtin avaz e vijoi qeverisja Mustafa, që sa për mashallah e la vetëm një zv/minister.

Deputeti i VV mirret me qytetart e Prishtines e jo me te Prizrenit, thuj se ne i kemi punet ne Dyzel.

Shihemi te kutia e votimit, shumë shpejtë!

Më Shumë

Specialja refuzon kërkesën e mbrojtjes që Isni Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri

Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat janë vendosur...

Për shkak të asfaltimit, rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për tri ditë

Nga sot  e deri të mërkurën më 25 shtator, rruga nacionale Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkullim, për shkak të asfaltimit të disa pjesëve...

Prizreni pa rivalë

Lajmet e Fundit