5.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Drejtësia është e pavarur, e paanshme dhe e ndershme

Ymer Hoxha

Drejtësia nuk është qëllim në vetvete. Ajo jepet për njerëzit dhe duhet të perceptohet prej tyre si e tillë.Njerëzit duhet ta ndjejnë thellë që drejtësia është e pavarur, e paanshme, e ndershme, e barabartë për të gjithë dhe e përgjegjshme. Besimi i publikut tek drejtësia është një nga vlerat më të çmuara që kultivohet në një shoqëri demokratike.

Përpjekje për avancimin e frymës së bashkëpunimit midis qytetarëve dhe gjykatës është edhe vazhdimi i publikimit të buletinit nr.8 që ka bërë një hap pozitiv sa i përket informimit të qytetarëve me sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe punën e gjykatës në veçanti. Ky publikim periodik do të ofroj informacione për punën e gjykatës,statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në gjykatë, përfshirjen e mediave dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve.

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë filluar punën edhe shtatë gjyqtar të rinj prej të cilëve dy janë sistemuar në gjykatën Themelore të Prizrenit – dega në Suharekë të cilët do t’i ndihmojnë gjykatës në reduktimin e numrit të madh të lëndëve.

E suksesshme është edhe pranimi i katër trajnerëve të cilët trajnojnë punonjësit e gjykatës në projektin SMIL (Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve) të cilët janë punësuar prej autoritetit kontraktues IMG e sponsorizuar nga Qeveria Norvegjeze me qëllim që ta ndihmojnë gjyqësorin në digjitalizimin dhe menaxhimin e lëndëve me objektiv për të rritur efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien karshi qytetarëve.

Përveç suksesit që ka kjo gjykatë ka edhe sfidat me të cilat po ballafaqohet çdo ditë.

Njëra ndër sfidat kryesore është mungesa e bashkëpunëtorëve professional, mungesa e stafit administrativ, si dhe mungesa e përkthyesve e të cilat paraqesin një sfidë sa i përket punës së kësaj gjykate.

Gjykata Themelore e Prizrenit është gjykatë e hapur, e cila do të vazhdoj të investojë në forcimin estandardeve profesionale dhe të transparencës.

Ymer Hoxha
Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren

Më Shumë

Rahovec, arrestohet një burrë pasi dyshohet se i dehur shkaktoi dhunë psikike ndaj gruas së tij

Një burrë është arrestuar dje me 01.02.2025 në Rahovec, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë psikike gruas së tij. Policia...

Xhavit Ukaj: Sot patëm nderin ta vizitojmë Shejh Tahirin

Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Xhavit Ukaj gjatë ditës së sotme është takuar me Shejh Tahirin. Ai u shpreh se mirëpritje në atë...

Lajmet e Fundit