Sh’pia e madhe

Ragip SYLAJ

Ajo është ama e dashurisë
Dhe e mylkut

Në myjën e dimrit
Është zjarri

Në kulmin e vapës
Është flladi

Aty është djepi i legjendave përrallave
I vajeve dhe i këngëve

Aty përkunden vdekja dhe jeta

Fuqia e ëndrrave harbon pranverën
Griha e vuajtjeve mpreh mendimin

Zanat plot dalldi hyjnë e dalin
Për Shën Gjergj e për Bajram

Mbi të fryjnë erëra mallkimi
Por nga brendia e ruan Ora e saj –
Perëndia e shtëpisë

Ajo i jep bukë të panjohurit
Të përndjekurin e merr në mbrojtje

Kur mbetet shtatzënë me engjëj
Sh’pia e madhe vjetrohet
Pjell shtëpitë e reja

Gjella jonë këndon
Në hatulla, n’tavan e n’kulm

Sh’pia me zemër të madhe

(2017)

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit