Totaj në lagjen “Kurrillë” : Prizrenin historik do t’ia tregojmë botës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka hapur fushatën në njërën prej lagjeve karakteristike të qytetit ku jetojnë pothuajse qytetarë nga të gjitha grupet etnike.

Në shpërimin edhe të partnerëve të koalicionit, Totaj ka thënë se nuk ka mbetur edhe shumë ditë deri në fitoren e madhe të 19 Nëntorit e cila do të thellohet edhe më shumë.

“Këtë lagje, dhe këtë qytet jo vetëm që do ta avancojmë por modelin e tij të bashkëjetesës por do ta zhvillojmë dhe te kaluaren e pasur historike t’ia tregojmë botës. Lagja Kurillë është pikërisht njëra nga ato cfarë përfaqëson Prizreni” ka thënë Totaj.

Në këtë tubim, kanë folur edhe partnerët e koalicionit me PDK-së, Kabashi i AAK-së, Yagcillar i KDTP-së dhe Duda Balje e VAKAT.

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit