14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Përgatit rikthimin në krye të LDK-së

FatmirSejdiu-ldkFatmir Sejdiu po synon të rikthehet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, Sejdiu po e pret përfundimin e zgjedhjeve lokale për të parë fuqinë politike të Isa Mustafës, jo vetëm në Prishtinë, por në tërë Kosovën.

Burime të afërta me Sejdiun kanë treguar se ish-Presidenti do ta pret edhe përfundimin e zgjedhjeve parlamentare për të marrë LDK nën udhëheqje, shkruan “Express”.

Sipas tij, nëse LDK nuk renditet e para në zgjedhjet parlamentare për këtë fajtor kryesor do të mbetet Isa Mustafa.

“Në këtë situatë rikthimi i Sejdiut në krye të LDK-së do të ishte shpëtim për Partinë e Rugovës”, ka thënë një zyrtar i afërt me Sejdiun.

Express ka tentuar të kontaktoj me Sejdiun, por s’ka arritur pasi ai nuk e ka hapur telefonin.

Sidoqoftë, as udhëheqësit aktual të LDK-së nuk kanë dashur të japin asnjë vlerësim për skenarin e Sejdiut që të kthehet në udhëheqjen e partisë.

Asnjëri prej nënkryetarëve dhe anëtarëve të Kryesisë nuk kanë dashur të flasin për rikthimin e mundshëm të Sejdiut në krye të LDK-së.
Kohë më parë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi pati thënë se Fatmir Sejdiut mund të rikthehet në pozita udhëheqëse në LDK vetëm përmes një procesi zgjedhor.

“Mund të synojë që të arrijë edhe në postin e Kryetarit të LDK-së në një të ardhme. Mirëpo, kur të vijë koha në një proces zgjedhor. LDK e ka kryer procesin e zgjedhjeve. Tash është në procesin e reformës”, pati thënë Arben Gashi, në tetor të vitit 2011, për Express.

Në korrik të këtij viti, Sejdiu kishte deklaruar se është i gatshëm të kthehet në krye të partisë për të kthyer LDK përsëri në pushtet.

Ai kishte lëshuar akuza në drejtim të udhëheqjes aktuale, duke thënë se ata e duan LDK si trampolinë për t’i përmbushur ambiciet e tyre personale.

Për Isa Mustafën, Sejdiu kishte thënë se është një lider kalimtar të LDK-së.

Ndryshe, përkrahësit e Fatmir Sejdiut kanë hapur edhe një profil në Facebook, “Përkrahim Dr.Fatmir Sejdiun për kryetar te LDK-se”, i cili ka marrë afër 2 mijë përkrahës.

Më Shumë

Trajneri i Bashkimit flet para ndeshjes me Trepçën: Askush s’është i pathyeshëm, ne do ta fitojmë trofeun

Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fundit dhe tashmë ka nisur seria finale. Pas një super sezoni, Klubi Basketbollistik, “Bashkimi” dhe “Trepça”, kanë...

Pas triumfit në Big Brother VIP Albania, Gjesti bën hapin e ri për t’u rikthyer në muzikë

Pas triumfit të tij të madh në spektaklin Big Brother VIP Albania 4, duket se suksesi i këngëtarit të njohur Gjesti po merr përmasa...

Lajmet e Fundit