Zjarr i madh në një restaurant në Prevallë

Një zjarr i madh ka kapluar një restorant në Prevallë. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi teksa edhe ka dhënë detaje për rastin.

Ai ka thënë se nga hetimet fillestare, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike.Po ashtu, Gashi ka bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar nga ky rast.

Ndërkohë ka thënë se dëmet janë të konsiderueshme. “Rasti ka ndodhur në një restaurant në Prevallë. Fatmirësisht në këtë fatkeqësi nuk ka viktima dhe as të lënduar. Nga hetimet e para është bërë e ditur se nuk ka të lënduar ndërkaq që dëmet janë të konsiderueshme”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë reaguar për shuarjen e zjarrit. /Lajmi.net/

Më Shumë

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Lajmet e Fundit