Haskuka inspektoi punimet e rrugës që lidh fshatrat Dedaj dhe Lugishtë e Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka inspektuar punimet që po realizohen në rrugën që lidh fshatrat Dedaj dhe Lugishtë e Hasit.

Në këtë rrugë, që ka gjatësi rreth 6km dhe gjerësi 5m, është bërë mbulimi i gropave, pastrimi i terrenit përskaj rrugës, shtrimi i shtresës së re me asfalt, dhe së fundi do të bëhet edhe sinjalizimi vertikal dhe horizontal i saj. Për këtë rrugë ishte bërë kërkesë për zgjerim deri në 1.5m në Ministrinë e Infrastrukturës, por një gjë e tillë nuk ishte aprovuar nga kjo e fundit.

Projekti i rrugës Dedaj – Lugishtë e Hasit është realizuar në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe vlera e tij arrin në rreth 250 mijë euro./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit