Ambasadori Hasani viziton Spitalin e Prizrenit

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, të hënën, ka vizituar Spitalin ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Ai është pritur nga drejtor ekzekutiv i Spitalit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, i cili ambasadorin e ka njoftuar me punët, shërbimet e ofruara dhe planifikimet për të ardhmen.

Në takim është biseduar edhe për vendosjen e bashkëpunimit të dyanshëm, Kosovë-Shqipëri, në fushën e shëndetësisë.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka shprehur gatishmërinë për vendosjen e kontakteve të bashkëpunimit në mes institucioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës me ato të Republikës së Shqipërisë, në rastin konkret edhe të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit me spitalet në Shqipëri.

Ambasadori Hasani ka falënderuar drejtorin dhe gjithë personelin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit për gatishmërinë, kontributin dhe ndihmën e ofruar për banorët e Shqipërisë, gjegjësisht të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit