Kurti dhe Osmani nënshkruajnë marrëveshje, garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarja e iniciativës “Guxo”, Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshjen në bazë të së cilës do të garojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Vjosa Osmani, ka thënë se do ta ndjekin rrugën e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

“Do të punojmë bashkë dhe do ta ndjekim rrugën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit. Kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit